Rregullat për dyqanet e veshjeve, klienti nuk duhet t’i provojë rrobat

0 324

Tashmë që dyqanet janë të hapura brenda fashës orare deri në 17:30, bizneset janë të detyruara të respektojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga qeveria në kuadër të masave higjeno-sanitare për Covid-19. Në kuadër të këtij protokolli në dyqanet e rrobave duhet që punonjësit të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse si dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Në hyrje duhet të ketë higjenizues të duarve për klientët dhe në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues. Klienti duhet të mbajë dorezat dhe maskën mbrojtëse dhe duhet të garantohet e respektohet distanca prej 2 metrash midis klientit dhe personelit të punësuar. Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësit duhet të dezinfektojnë duart.

Shitësi i shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Po ashtu klienti nuk duhet që ti provojë rrobat në trup por mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur, e pas blerjes rroba duhet larë fillimisht e pastaj duhet veshur.

Rekomandohet që subjekti të reklamojë sa më shumë shërbimin delivery në adresë. Duhet që të bëhet ajrim i dyqanit sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Respektimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm në këtë periudhë pandemie botërore dhe duhet që të zbatohet nga shitësi, klienti dhe furnizuesi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.