Rihanna shkëlqen në ”British Fashion Awards 2019” (FOTO)

463

Rihanna është një prej atyre yjeve e cila nuk shfaqet shpesh në tepihun e kuq, por në Londër i bëri një dhuratë evenimentit të njohur të modës, ”British Fashion Awards”, me prezencën e saj. Stilistja e ”Fenty” u shfaq e mrekullueshme në një fustan të shkurtër të markës së saj në evenimentin e modës të mbajtur në Royal Albert Hall.

Nëse Cindrella (Hirushja), do të ishte një influencuese e modës në vitin 2019, do të vishej si Rihanna. Për të bërë një seancë të mirë fotografish të tapeteve të kuqe, RiRi pozoi përkrah A$AP Rocky, i cili ishte veshur ashpër me një kostum të zi Fenty.

The British Fashion Awards feston çdo vit më të mirat e modës britanike, duke njohur risinë e stilistëve dhe shtëpive të dizajnit në Mbretërinë e Bashkuar. Rihanna e cila ka bërë emrin e saj në industrinë e modës për linjën e saj Fenty dhe linjën e saj të brendshme femrash Savage x Fenty, foli për ELLE gjatë Javës së Modës në New York në shtator për arsyen pse i bëri të gjitha femrat të ndjehen të përfaqësuara dhe të përfshira në Savage X.

”Ju jeni në këto pjesë. Të gjitha femrat janë të rëndësishme, të gjitha femrat përkasin këtu, në platformën më të madhe që mund t’i jap. Unë kam dashur të nxjerrë në pah gratë që janë të fuqishme. Për mua, fuqia në çfarëdo mënyre që ju zotëroni është shumë seksi”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.