Reshjet e borës, ja akset rrugore më problematike. ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

0 176

Moti i keq që ka përfshirë vendin në orët e para të mëngjesit ka bërë që shumë rrugë nacione të mbulohen nga dëbora.

Por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar qarkulli më këto akse nuk ka probleme, por ju bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Postimi i plotë i ARRSH-së:

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.