Reagon ashpër Arbana Osmani: Policia që nuk duam, turp! (FOTO)

0 494

Dhuna barbare ndaj një të mituri (15-vjeç) në Tiranë nga efektivët e Policisë së Shtetit, është denoncuar edhe nga personazhet publikë. Prezantuesja ikonë e Top Channel, Arbana Osmani, teksa ka shpërndarë një foto të dhunës, shkruan në një postim në Instastory ”Policia që nuk duam, turp!”.

Një qytetar arriti që të regjistronte momentin e dhunës së efektivëve kundër adoleshentit, ndërsa sot një nga policët është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Për ”ABC News Albania”, 15-vjeçari thotë se “Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita, erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti me shpullë. Më kërkuan kartën e identitet, por u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën”. Për më tepër, i mituri shtoi se policët e gjuajtën edhe gjatë rrugës për në komisariat teksa qëndronte i prangosur bashkë me shokun në makinë, se “po fliste shumë sepse ishte i inatosur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.