Rama takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB

0 180

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në Kryeministri ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Teksa ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga takimi me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, kreu i qeverisë shkruan: Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorja e SHBA në OKB u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi edhe Shtëpinë e Gjetheve, e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB. Po ashtu, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.