Rama: Shqipëria sot e punon tokën, kemi numër rekord eksportesh bujqësore

0 268

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp tha ndër të tjera se në Shqipëri është rritur ndjeshëm situata e tokës që punohet sot, krahasuar me 7 vite më parë. Kryeministri theksoi se janë rritur ndjeshëm edhe eksportet e produkteve bujqësore. ”Kur e kemi marrë detyrën ishin vetëm 120 mijë hektarë që punoheshin, ndërsa sot shifra ka shkuar në 270 mijë hektarë. Ky është një tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot. Kemi numër rekord eksportesh bujqësore. Më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin vendas. Ky është një fakt”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.