Rama: Nëse Bullgaria s’ liron pengun e vet, ndahemi nga RMV

0 143

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Washington, kryeministri Edi Rama, është pyetur edhe për çështjen e Integrimit në BE dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Kreu i qeverisë është shprehur se është për të ardhur keq sesi Maqedonia ka ngelur peng i Bullgarisë, por sipas tij nëse do të vijojë sërish ky qëndrim do të kërkohet ndarja e dy vendeve.

Konferenca ndërqeveritare ka lidhje me Bullgarinë jo me Brukselin është një çështje e absurdit procedurial dhe politik dhe e kemi shtruar në pyetësorin e Këshllimit Kombëtar për të mësuar dhe mendimin e tyre dhe ne në bazë të kësaj do të jemi më të sigurt pasi kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë që është ndarja nga Maqedonia e Veriut pasi është e pakuptimtë që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.