Rama në Dubai merr vëmendjen e turistëve: Ejani vizitojeni Shqipërinë, ju garantoj se kurrë nuk do të pendoheni

0 159

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, për Ditën e Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës.

Sipas Ramës, “Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”.

Në këto foto duket kryeministri shqiptar i cili ka rrëmbyer vëmendjen e turistëve në Dubai dhe një vajzë që ka ndaluar ta fotografojë kreun e shtetit shqiptar.

Në fjalën e tij gjatë celjes së panairit, Rama kishte një ftesë për të pranishmit për të vizituar Shqipërinë.

“Për këdo që do të vizitojë pavionin tonë modest dua t’u them ejani në Shqipëri vizitojeni Shqipërinë mund t’ju garantoj se kurrë nuk do të pendoheni në të kundërt do të doni të riktheheni sërish”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.