Rama: Mes Kryemadhit dhe Bashës, unë zgjedh Lulin

0 304

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot diversionet brenda opozitës. Në konferencën me gazetarët, kryeministri ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, por ka shprehur simpatinë për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

I pyetur në një konferencë për shtyp se kush ishte i preferuari i tij për zgjedhjet në SHBA, mes Trump e Biden, Rama tha se i kishte të dy miq. Por, ai shtoi se një zgjedhje apo preferencë e jepte me kënaqësi për realitetin shqiptar. Mes kryedemokratit Basha dhe kryetares së LSI-së ai tha se zgjidhte Bashën.

“Nëse më pyesni për preferencë mes Bashës e Monikës ua them pa hezitim që më pëlqen Basha, por tani më çoni në Amerikë, më kërkoni parapëlqime për dy njerëz që i kam miq të dy, kjo nuk shkon. Tek Luli e Monika jam në konflikt interesi se kam mik Lulin”,- tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.