”Rama ik” edhe në Armeni, mijëra protestues futen në godinat qeveritare

0 279

Jo vetëm në Shqipëri kërkohet largimi i kryeministrit, por opozita në Armeni ka dalë në protesta të fuqishme në kërkim të dorëheqjes së kryeministrit, Nikol Pashinyan.

Gjatë një tubimi në kryeqytetin Jerevan, ata thyen kordonin e sigurisë dhe u futën brenda një godine qeveritare, sipas raportimeve të mediave ruse. Me mijëra qytetarë u përfshinë në këtë aksion. Javën e kaluar kryeministri Pashinyan paralajmëroi një tentativë për grusht shteti të ushtrisë.

Kundërshtarët politikë e fajësojnë atë për humbjen e Armenisë në përballjen me Azerbajxhanin, lidhur me rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak. Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje pas luftimeve të vitit të kaluar, nga e cila Azerbajxhani fitoi terren.

Leave A Reply

Your email address will not be published.