Rama i përgjigjet akuzave të PD-së: Harxhoj më pak se paraardhësit e mi

0 232

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve që deputetja e PD-së Oriola Pampuri i drejtori ditën e djeshme, pasi e akuzoi atë se harxhon 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për të udhëtuar me “charter privat” për qejfet e veta.

Rama publikon një video me pyetje përgjigjet, të cilën e shoqëron me tekstin: “Ndiqeni një minutë ju lutem, se si pasi 5004 delegatë u ulën në 1958 karrige, 345 Euro prodhuan 120 mijë Euro karburant…”.

Ndërsa i përgjigjej njërës prej pyetjeve, Rama tha se ai harxhon më pak se sa kanë harxhuar paraardhësit e tij në detyrë.

“Mesatarja vjetore për zhpenzimet e mia zyrtare të cilat paguhen nga fondi i Kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve të paraardhësve të mi. Pse? Për një arsye të thjeshtë. Ata udhëtonin në bussiness Class ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht me ekonomik, me përjashtim të rasteve të veçanta.”- deklaroi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.