Rama heq maskën: Nuk dua të mbyllemi sërish, do të ishte fatale

0 242

Kryeministri Edi Rama ka hequr sot maskën për të ilustruar se edhe vetë, e urren atë. Rama tha se një mbyllje e dytë do të ishte fatale, prandaj të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska.

“Unë dhe ministrja jemi me fat, pasi skuadra jonë e ekspertëve është e nivelit të lartë ndërkombëtar, dhe jemi adaptuar siç janë adaptuar të gjithë. Sot që flasim, vendosja e detyuruar e maskës vijon që të krijojë polemika në Europë dhe në Amerikë. Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam tiu themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam tiu themi atyre që lëvizin, që të mos lëvizin më, nuk duam që të mbyllim shkollat, nuk duam tiu themi studentëve që edhe këtë vit të rrimë në shtëpi. Nuk duam po si mund ti bashkojmë këto të dyja, dëshirën për mos tu mbyllur, dhe mundësinë e mbytjes nga infeksionet. Po si mund të ndodhë kjo në rast se ne bëjmë ahengje, dhe duam që Covidin ta vrasë shteti me çifte”, u shpreh Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.