Rama flet pas takimit me Blinken në Uashington: Meritë 100% e Berishës shpallja “non grata”

0 230

Kryeministri Edi Rama mbajti sot nga Washingtoni një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, pas takimeve të djeshme me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Pyetje: Gjithë kjo vëmendje e qeverisë amerikane është në maksimum për gjeostrategji apo merita juaj personale?

Rama: Suksesi është fjalë e madhe nuk e di cdomethënë vizitë e sukseshme se vizitat e këtij niveli janë të parapërgatitura e s’ka surpriza mund të ketë të pasukseshme. Mua nuk më ka ndodhur deri më sot.
Ne kemi arritur atë që kemi dashur kur jemi nisur qoftë me organizimin e djeshëm në Nju Jork, qoftë takimi me Serketari e Shteti me të cilin diskutuam temat e paracaktuara që kishim pasur që janë gjithë temat e bashkëpunimit tonë me SHBA.

Ne e kemi ditur në këto vite të ndërtojme mbi bazën e mërparshme të cojmë politikën e jashtme në nivel tjetër, jo nuk është merita ime personale merita e të gjithëve që bashkë me mua kontribuan në këtë përpjekje që në arenën ndërkombëtare ta vendosim Shqiperine në një pozicion komplet tjetër.

“Non grata” e Berishës

Pyetje: A keni lidhje personalisht me shpalljen non grata dhe a u disktua në takimin me sekretarin e shtetit?

Rama: Non grata e Berishës është meritë 100% e Berishës nuk ka diskutim.

SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat ata e kanë shpallur non grata.

Të thuash që qeveria e shba mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë një shtet pa dinjitet seriozitet e integritet e që kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është dicka jashtë realitetit. Këto janë vendime që kanë lidhje me faktorë të jashtëm, nëse SHBA do loboheshin e influencoheshin kaq kollaj do ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, por kjo s’ka ndodhur e ska si të ndodhë, është e gjitha një farsë për të ardhur keq, për të ardhur keq për ata që besojnë në marrëzira të tilla”

Leave A Reply

Your email address will not be published.