”Qyteti fantazmë”, që u zhduk dhe nga hartat

0 258

Disa e quajnë atë “qyteti fantazmë”, sepse për dekada nuk u shfaq në asnjë hartë, një vend klandestin që në kulmin e Luftës së Ftohtë ka të ngjarë të fshihte një arsenal vdekjeprurës të armëve bërthamore të afta për të zhdukur qytetet kryesore perëndimore. Të tjerë i referohen atij si Çernobili polak, për shkak të mantelit të fshehtësisë të hedhur për radioaktivitetin e tij.

Borne Sulinowo, në rajonin e Pomeranezit Perëndimor të Polonisë, po reklamohet si një destinacion emocionues për aventurierët që kërkojnë të eksplorojnë një zonë të bukur natyrore por me një të kaluar shumë të errët.

Rrugës për atje do të hasni qytetin e Drawsko Pomorskie, terreni më i madh ushtarak për trupat e NATO-s në Europë. Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra ushtarë u vendosën aty, duke përdorur “mbulesën” e ofruar nga peizazhi i liqeneve dhe pyjeve të dendura për Defender-Europe 20, që thuhet të jetë stërvitja më e madhe ushtarake në kontinent për çerek shekulli.

Rreth 5000 njerëz tani jetojnë këtu, ndërsa disa nga ndërtesat funksionale janë restauruar dhe rinovuar gjatë viteve. Një spital i epokës Sovjetike është i paprekur dhe është rinovuar. Një tjetër ndërtesë në formë H në qendër të qytetit është tani një shtëpi pleqsh dhe njësi rehabilitimi për pacientët me sklerozë të shumëfishtë. Megjithatë, qyteti ende tregon shenja të së kaluarës së tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.