”Quhem Rudina Azem Hajdari”/ Deputetja flet pas shkarkimit: Në Kuvend ka njerëz që duan llokma

0 472

Këtë të enjte, teksa Kuvendi vijon seancën, Rudina Hajdari u njoftua përmes telefonit se 9 deputetët e grupit të saj parlamentar e kanë shkarkuar. Me tone të ashpra, në fjalën e saj, ajo tha se në Kuvend rreth 90% e ligjeve hartohen për t’ju shërbyer biznesmenëve dhe narkotrafikantëve që fitojnë prej tyre.

”Kam ardhur të flas për diçka tjetër, sepse sapo më erdhi lajmi. Dje në Këshillin Politik u diskutua ndryshimi i sistemit. Sot kauza më me vlerë është kauza për ndryshimin e sistemit. Ky parlament kalon ligjet dhe pas tyre, fshihen deputetë që ka biznesmenë pas tij dhe ka një ministër që duan të shesin prona. Taksat e qytetarëve shqiptarë janë për këto pazare. Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që kanë pas vetes një të fortë, një narkobiznesmen”.

Më tej, pa komentuar shkarkimin, Hajdari tha se ”Unë s’bëhem kurrë pjesë e kësaj opozite, e këtyre pazareve. Më kanë thënë, Rudina kështu bëhet politika me pazare, por politika nuk bëhet me pazare. Është e rëndësishme që ky parlament të ketë njerëz që përfaqësojnë. Të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur. Unë s’do të jem kurrë mashtruese. Unë s’do të dal kurrë mashtruese dhe me shumë para. Edhe pse do të kem shumë shkopinj nën rrota dhe njerëz që do të më luftojnë, por ama dijeni mirë, se shqiptarët do ngrejnë sytë dhe do më shohin dhe do e dinë që unë quhen Rudina Azem Hajdari”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.