Qeveria mbylli lokalet, pirja e alkoolit transferohet në rrugë

0 306

Qeveria britanike vendosi disa ditë më parë disa masa të reja për të parandaluar shtimin e infeksioneve në vend dhe mes tyre ishte dhe mbyllja e lokaleve të natës në orën 22:00. Kjo masë hyri në fuqi ditën e enjte por forcave të policisë iu desh të përballen me dhjetëra e qindra të rinj në rrugët kryesore të jetës së natës në disa prej qyteteve kryesore të Britanisë, duke refuzuar të zbatojnë rregullat. Edhe pse pothuajse të gjitha lokalet dhe restorante zbatuan rregullin e mbylljes së ambienteve të shërbimit, të rinjtë vijuan të qëndrojnë për orë të tëra në rrugë duke konsumuar alkool.

Leave A Reply

Your email address will not be published.