Qentë mund të nuhasin Covid-19 me saktësi tek njerëzit

0 275

Studiues në Gjermani kanë thënë së fundmi se qentë janë të aftë të dallojnë nëse pështyma njerëzore është e infektuar me Covid-19 por më shumë kërkime duhen zhvilluar. Studimi i Universitetit Veterinar të Hannover, thotë se qentë e stërvitur për çështjen dallojnë ndryshimin mes pështymës së infektuar me Covid-19 dhe mostrave të painfektuara me saktësi 94%.

Studimi ishte kryer në kushte të kontrolluara laboratorike, me mostra të rastësishme. Studiuesit thonë se megjithse zbulimet janë premtuese, më shumë kërkime duhet të kryhen.

Ata thonë se hapi i ardhshëm është të stërvisin qentë për të dalluar ndryshimin mes infeksionit të Covid-19 dhe viruseve të tjera respiratore si gripi, rinovirusi apo koronaviruse të tjera. Studimet e mëtejshme do të përcaktojnë faktin nëse qentë mudn ta dallojnë Covid-19 edhe në ambjente të pakontrolluara. Shqisa e nuhatjes së qenit është 10,000 herë më e fuqishme se e njeriut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.