PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun: Takove Arben Krajën pa u mandatuar

0 157

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ku  që në nisje, deputetja e PS Ermonela Felaj, ka bërë me dije se PS ka kallëzuar penalisht në SPAK, deputeten e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku: Transparenca po vendos një presion pozitiv mbi SPAK për të vepruar sa më shpejt, sepse provat dhe faktet për abuzimet janë të qarta. Besoj se deri në fund të këtij procesi, të paktën në emër të PD, do e bëjmë këtë detyrë me integritet.

Felaj: Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.