Presidenti Meta vlerëson pas vdekjes me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy Dëshmorët e UÇK-së: Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!

0 135

Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, lir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë pejanë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës:

Selman Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare, si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë e frymëzues për brezat e ardhshëm.”

Si dhe Besnik Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë dhe frymëzues për brezat e ardhshëm.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.