Presidenti Meta me dy përfaqësuesit e tij në Kushtetuese: Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

0 206

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim. Presidenti Meta është takuar me dy përfaqësuesit e tij ligjorë pak minuta pas mbarimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila u tërhoq për të marrë vendimin mbi fatin e tij dhe i kërkon të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi, për të cilat përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se ishin falsifikuar. Meta thekson se ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

“🇦🇱 Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, deklaron Presidenti Meta.

Meta FbMeta Fb

Leave A Reply

Your email address will not be published.