Presidenti Meta i shqetësuar: Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike. Ja thirrja për institucionet

0 133

Rritja e çmimeve ka vënë në lëvizje Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili thotë se tashmë është kohë për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve shqiptarë. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se rritja e çmimeve dëmton seriozisht ekonomitë familjare.

Presidenti Meta një thirrje e  ka edhe për institucionet shtetërore, që sipas tij jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

“Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet”, mbyll postimin e tij Presidenti Meta.

Reagimi i Presidentit

📊📈🇦🇱 KOHA PËR NJË POLITIKË TË PËRGJEGJSHME EKONOMIKE NË INTERES TË QYTETARËVE.

Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.

Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.

Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.