Sulmet ruse në Ukrainë kanë sjellë reagimin e liderëve botërorë të cilët kanë bërë thirrje që Rusia të ndalë agresionin në Ukrainë.
Së fundmi presidentët e 8 shteteve të BE-së bëjnë thirrje për anëtarësim e Ukrainës.
Presidentët e Estonisë , Bullgarisë, Republikës Çeke, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, dhe Sllovenisë i janë kanë dorëzuar një letër të hapur BE duke kërkuar menjëherë statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe të nisë menjëherë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së të konsolidojnë mbështetjen më të lartë politike për Ukrainën dhe t’u mundësojnë institucioneve të BE-së të ndërmarrin hapa për t’i dhënë Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe të hapin procesin e negociatave. Në këtë moment kritik, ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.”, shkruhet në letrën drejtuar BE-së.
Gjithashtu presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky më herët ka bërë thirrje për anëtarësim të Ukrainës në BE.