Prej 1 dhjetorit, zbardhet skenari si do të zhvillohet mësimi i alternuar

0 281

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, të mërkurën tha se i është rekomanduar institucioneve arsimore që të zbatojnë zhvillimin e mësimit të alternuar, me prani fizike të nxënësve në shkolla dhe online. Skenari parashikon që mësimi të zhvillohet i kombinuar, një javë në shkollë dhe tjera në shtëpi. Shkollat me një turn dhe me numër të vogël nxënësish, të cilat plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik, në varësi të numrit të nxënësve mund të zhvillojnë normalisht procesin mësimor ose të kombinohen klasat si p.sh: në javën tek zhvillojnë mësim në shkollë klasat 1-3-5-7-9, ndërkohë që klasat 2-4-6-8 zhvillojnë mësimin online. Në javën çift këmbehen. Kombinimet i bën vetë shkolla duke u bazuar në kushtet specifike që ajo ka”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi për shkollat me një turn dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik.
– ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;
– ndajnë çdo klasë në dy grupe:

Java tek

→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15 (në mjediset fizike të shkollës);
→ grupi e dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 12.30-15.45 (online);

Java çift

→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15 (në mjediset fizike të shkollës);
→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 12.30-15.45 (online).

Ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 7 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare ose orët mësimore shtesë mund të realizohen me mësues shtesë. Shkollat me dy turne dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik: Rastet, kur në mjediset fizike zhvillon mësim një shkollë. Këto shkolla:

– ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;
– ndajnë çdo klasë në dy grupe;
– zhvillojnë mësimin me 4 nënturne.

Turni i parë:

Java tek

→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);

→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online);

Java çift

→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);

→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online).

Turni i dytë:

Java tek

→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në

shkollë);

→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite;

Java çift

→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite.

Në këtë rast nëse mësuesit që japin mësim në të dyja turnet, nuk janë të njëjtët atëherë oraret e nënturneve të dyta mund të afrohen.

Rastet, kur në mjediset fizike zhvillojnë mësim dy shkolla. Këto shkolla:

–ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;
–ndajnë çdo klasë në dy grupe.

Shkolla e parë e zhvillon mësimin gjatë turnit të parë, me dy nënturne:

Java tek

→ grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
→ grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online);

Java çift

→grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
→grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online).

Shkolla e dytë e zhvillon mësimin gjatë turnit të dytë, me dy nënturne:

Java tek

→grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
→grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite;

Java çift

→grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
→grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite.

Ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare. Në këtë skenar nuk ndryshon metodologjia e mësimit. Vlerësimi i nxënësit do të bëhet vetëm gjatë kohës që nxënësi është në klasë, sipas udhëzimeve që janë në fuqi. Për më shumë detaje, referojuni kapitullit të udhëzimeve metodike dhe kapitullit të vlerësimittë nxënësit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.