Policia shkon t’i arrestoi të atin,e reja në Kamëz godet me mjet presës efektivin

0 239

Një 22-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka goditur me mjete prerëse punonjësit e policisë.

Paraprakisht mësohet se Komisariati Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh.Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Mësohet se efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë.

Paraprakisht bëhet e ditur se si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur efektivi me inicialet G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.