Policia Rrugore e Tiranës arreston 20 drejtues mjetesh

0 262

Policia rrugore e Tiranës ka arrestuar 20 persona gjatë një jave për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit, 2 drejtues mjetesh të cilët  për t’i shpëtuar masës administrative, kanë  tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para.

Gjatë javës janë pezulluar 117 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 29 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 75 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 13 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 29 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 11 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 5668 masa administrative, me një mesatare 809 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

94 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 63 për xhama të zinj; 32 masa për parakalime të gabuara; 825 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 384 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 123 për drejtuesit, pasi pasagjerët në mjet nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); 785 masa për shpejtësi tej normave të lejura, 67 për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, 39 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 3102 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit; 53 masa administrative për mungesë siguracioni; 1224 masa për shkelje të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.