Platforma e Presidentit Meta për Drejtësinë dhe Integrimin

0 314

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Presidenti Ilir Meta priti në presidencë kryetarin e opozitës Lulzim basha, bashkë me krerët e partive të tjera opozitare. Në përfundim të takimit i cili zgjati për rreth 60 minuta, askush nuk u prononcua për mediat, ndërsa Presidenti njoftoi se biseda është është fokusuar tek një platformë që Kreu i Shtetit pritet ta propozojë për integrimin e vendit.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensioni politik është ndezur, ndërsa Presidenti nuk harron ti kërkojë opozitës të kthehet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

“Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Takimin kreu i opozitës Lulzim Basha e komentoi shkurt në rrjetet sociale, ndërsa thotë se u diskutua gjerësisht për krizën politike. ”Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.