Kopertina e fundit/ Naomi Campbell bën histori (FOTO)

0 376

Nëse je modele dhe për shkak të pandemisë e ke të pamundur të dalësh nga shtëpia për të realizuar setin fotografik për një kopertinë, ç’bën? E anulon/e shtyn për tjetër datë? Me gjasë po, mirëpo Naomi Campbell nuk dorëzohet, përkundrazi bën histori. Në kopertinën e fundit për revistën Essence, që përkon me 50-vjetorin e krijimit, Naomi bëri histori pasi për herë të parë në kopertinën e revistës personazhi fotografohet vetë. Ajo stiloi vetë flokët, bëri vetë grimin dhe doli përpara kamerës së telefonit. Rezultati:

“Ishte një kënaqësi e madhe dhe eksperiencë e pazakontë për mua që të realizoja setin fotografik për kopertinën e 50-vjetorit të krijimit të Essence. Ishte e trishtë sepse nuk ishim në gjendje të punonin për shkak të pandemisë, por gjithashtu më mbushi me shpresë dhe gëzim fakti që mundëm të përshtateshim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.