Pipero me Covid-19, Erida Nelaj tregon nëse e ka marrë nga vaksina

0 295

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ishte ndër njerëzit e parë që morën dozën e parë të vaksinës, 14 ditë më parë, por sot mësoi se është prekur nga Covid-19.

Përgjegjësia e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se personat e vaksinuar nga Covid-19 janë mbajtur në vaksinim për një periudhë 20-30 minuta, më pas është edhe monitorimi i vazhdueshëm, por që nuk kanë pasur  efekte anësore.

”Kryerja e vaksinës nuk do të sillte një test pozitiv, pasi vaksina nuk përmban virus brenda. Nuk ka lidhje fakti që doktor Pipero ka rezultuar pozitiv, nuk ka lidhje me vaksinimin. Është thënë qartazi se vaksinimi i sigurt kërkon 2 doza. Për doktorin është një fat i keq që është infektuar pasi ka marrë vetëm një dozë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.