Pezullimi i Shkëmbit, pikëpyetje të forta mbi OFL-në

0 349

Për Shqipërinë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është një nga kushtet kryesore prej 15 të tilla të vendosua nga Bashkimi Europian në lidhje me negociatat për Integrimin. Pezullimi nga detyra i një prej zyrtarëve më të lartë të Operacionit Forca e Ligjit me kërkesë të SPAK-ut, përkatësisht e Artan Shkëmbit, ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi gjithë operacionin dhe efektshmërinë e tij.

Autoritetet gjermane informuan SPAK-un se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin. Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania.

Prezantimi nga qeveria i aktit normamtiv me qëllim forcimin dhe ashpërsimin e luftës ndaj krimit të organizuar u pasua me deklaratat e përditshme të polices me syze dielli mbi formularët e dërguar dhe videot e efektive të të Policisë së Shtetit që pozonin me jelekët e OFL-së, të artamosur deri në dhëmbë. Kudo në Shqipëri lëviz OFL-ja, shkon në dyert e të fortëve por ndonjëherë ka trokitur edhe në dyert e atyre që nuk jetojnë më. Që prej vitit 2014 Shkëlzen Dumani nuk jeton, pasi është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Tre muaj para skadimit të tij, rezultatet e operacionit nuk ngjajnë me ato të pretenduara nga hartuesit dhe zbatuesit e tij. Juristët vlerësojnë se akti normativ për OFL ishte i panevojshëm, derisa ishte në fuqi ligji anti-mafia, mes të cilit goditet pasuria e botës së krimit. Sipas tyre, nxitimi 12 mujor i OFL për filtrimit të pasurive të personave të dënuar me formë të prerë apo në hetim për krim të organizuar, mund të cojë ujë tek mulliri i kriminelëve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në gjashtë mujorin e parë të vitit, SPAK kërkoi sekuestro për 102 pasuri, nga të cilat 71 ishin automjete. Në 80 raste të tjera ktheu mbrapa kërkesat e Policisë e së Shtetit për sekuestro, duke i vlerësuar si të bëra në kundështim me aktin normativ.

Leave A Reply

Your email address will not be published.