Përplasi 3 të mitur dhe më pas braktisi makinën, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

0 174

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit. I riu i shpallur në kërkim, është kapur 8 ditë pas aksidenti, ku përplasi me makinë 3 të mitur në afërsi të spitalit të Kukësit.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.L., i cili kishte humbur kontrollin e mjetit dhe kishte aksidentuar të miturit 12, 16 dhe 17 vjeç. Ndërsa pas aksidentit ai është largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

“Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.