Përplasen dy makina në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, 2 të plagosur

0 155

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së hënës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Mësohet se, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Virua, ku një makinë tip “Benz” e drejtuar nga 25-vjeçari me iniciale G.M është përplasur me makinën tip “Ford” me drejtuese 35-vjeçaren J.B.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e makinave, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.