Përleshje të dhunshme mes tifozëve në derbin italian, autobusit i vihet flaka

0 127

Përplasje të dhunshme mes tifozëve kanë ndodhur në Pagani para fillimit të ndeshjes Paganese-Casertana, derbi Kampanian në grupin G të kampionatit të Serisë D.

Gjatë trazirave, një autobusi me 50 ulëse që mbante tifozët e ekipit mysafir iu vu flaka, duke bërë që ata të zbresin me shpejtësi që andej.

Incidenti ndodhi në udhëkryqin mes “San Domenico” dhe “Leopardi”. Zjarri, i cili përfshiu edhe pjesën e jashtme të një pallati, është shuar më pas nga zjarrfikësit.

Më pas ka pasur probleme edhe përgjatë rrugës që të çon në stadiumin “Torre”. Hetimet po vijojnë nga karabinierët e repartit territorial të Nocera Inferiore.

Ministria e Brendshme do të shqyrtojë faktet dhe deklaron se do të ndëshkojë maksimalisht përgjegjësit e këtyre trazirave.

Ndërkohë, mësohet se autoritetet janë ulur për të gjetur një rrugëzgjidhje sa i përket përballjeve të tilla të konsideruara “të rrezikshme”, qoftë edhe në ligat e vogla.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.