Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Policia e Beratit tregon masat e marra

0 348

Edhe pse jemi në kohë të pandemisë nga Covid-19, pelegrinazhi në malin e Tomorrit do të mbahet. Lidhur me këtë, Policia e Beratit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut, në malin e Tomorrit, i cili zhvillohet nga data 19-25 gusht. Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në një deklaratë për mediat, tha se do të ketë një shtim të numrit të forcave të policisë, në akset që të çojnë tek Teqeja e Kulmakut. Do të ketë shtim të efektivëve në akset Urë e Kuçit-Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan-Çorovodë dhe Çorovodë-Gjerbës-Teqe e Kulmakut Policia u ka bërë shoferëve, që të mos konsumojnë pije alkoolike dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për shmangien e aksidenteve. Po ashtu forcat e rendit kanë bërë thirrje për të gjithë individët, që të respektojnë masat ndaj Covid-19, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Njoftimi i plotë

Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike Kryekomisar Dashamir Bendo prononcim për mediat për masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat,Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve gjithashtu dhe me Institutin e Shëndetit Publik, për të bërë të mundur marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore përgjatë ditëve të pelegrinazhit. Në fjalën e tij Bendo theksoj se shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

1. Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe.
2. Poliçan -Çorovodë.
3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvollohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”. Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Shefi i Sektorit këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe. Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit. Policia e Beratit ju uron një pelegrinazh të mbarë! Faleminderit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.