PD: Pagë 1 milion për shtresën e mesme

0 381

Partitë politike, disa ditës ndajnë detaje nga paketa për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Akil Kraja, nga Departamenti Ekonomik i Partisë Demokratike, thotë se ambicia e demokratëve është që shtresa e mesme të ketë një pagë mujore prej 1 milion lekësh (të vjetra).

”Një nga angazhimet tona është që të kemi ambicie, pse jo, që shtresa e mesme të ketë një pagë mujore prej 1 milion lekësh (të vjetra). Nëse aplikojmë 9%, mendoni sa do të jetë kursimi për familjet shqiptare”, tha Kraja. Në lidhje me premtimin për taksën 9%, Kraja shpjegoi se kjo taksë do ta bëjë më kompetitiv vendin tonë.

”Kjo taksë ka objektiv të shumëfishtë. Jemi në një kontekst ku Shqipëria nuk është më kompetitive. Nuk ka më investime të huaja dhe sipërmarrësit po largohen. Që ta bëjmë Shqipërinë më atraktive, shteti të tkurret në dorën që fut në të ardhurat e sipërmarrësve dhe individëve. Me taksën 9% bëhemi pak më kompetitivë se rajoni, që ka taksë 10%. Është e thjeshtë: më pak para’ merr shteti nga qytetari, më shumë i mbeten qytetarit”, tha Kraja në ”A2cnn”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.