PD nxjerr videon e Berishës dhe Metës: Pengje të korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin

0 158

Teksa ka publikuar një video të mëparshme, kur Sali Berisha përplasej me Ilir Metën në Kuvend, Partia Demokratike shkruan sot Meta dhe ish-kryeministri, Berisha janë “pengjet e korrupsionit që mbajnë njëri-tjetrin”.

Sipas PD, non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë Partinë Demokratike pasi duan shkatërrimin e saj.

Më tej PD lidhur me votimin e djeshëm për zgjatjen e afateve të vettingut shkruan se LSI dhe deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Berisha “u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament”.

“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Leave A Reply

Your email address will not be published.