PD nxjerr emrat: Ja kush janë mercenarët e Berishës, dështuan me turp. Po ngrihemi të çliruar nga makthi i së shkuarës

0 151

Partia Demokratike ka publikuar sot emrat e atyre që i cilëson si mercenarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që morën pjesë në protestën e 8 janarit, të cilët u arrestuan nga policia.

Përmes një reagimi, PD thekson se Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, pasi u braktisën sipas kësaj partie nga demokratët. Selia blu pohon se “PD po ngrihet çliruar nga makthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

REAGIMI I PD

Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga makthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.