PD: Një prej ndërtuesve në zonën e “5 Majit” është trafikant droge

0 143

Partia Demokratike në një postim në rrjetin social “Facebook”,  ka akuzuar kryeministrit Edi Rama, se para zgjedhjeve iu ka premtuar shqiptarëve legalizimet e banesave për t’iu marrë votën dhe më pas i nxjerr në mes të katër rrugëve.

Sipas PD-së,  projekti i zonës së 5 majit është korruptiv, ndërsa një prej ndërtuesve është trafikant droge. PD thekson se Edi Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn. Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët.

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan PD.

Leave A Reply

Your email address will not be published.