PD me dy lista në KQZ, Celibashi: Vendimmarrja do bazohet në Kod, nuk kam asnjë droje

0 152

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi KQZ ka miratuar listën e anëtarëve të KAZAZ-së për PS, PL dhe PSD-së por jo për Partinë Demokratike, e cila ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dy lista.

Celibashi tha se situata është e tillë që duhet të konkludohet mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ. Sipas tij, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor.

“Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga foto për KZAZ. Jemi përballë dy listave, një nga z.Noka dhe një nga z.Sefa, përfaqësues legjitim i PD në KQZ. Për të mos bërë hipokritin, situata është e tillë që duhet të konkludojmë, mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ. Duke ritheksuar për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme ç’kam thënë, vendimmarrja do të jetë sipas ligjit, do jetë e thjeshtë nuk kam asnjë problem, droje apo siklet për të marrë këtë vendim:, tha Celibashi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.