PD: Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin

0 198

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë logon e PD në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është konfiskuar nga Lulzim Basha.

Në një postim në “Facebook”, PD shkruan se “non grata” kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon logon e PD.

Sipas PD, aleatët në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, që e cilëson si shtëpia e Ilirit po shantazhojnë njëri-tjetrin.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit. Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në postim.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.