Dy emra të tjerë kanë paraqitur kandidaturat e tyre për “Primaret” e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale.
Lajmin e konfirmuan vetë kandidatët përmes deklaratave nga selia blu.
Kryetari i Partisë Demokratike të Dega Peqinit, Mustafa Pashja, ka prezantuar kandidaturën e tij për Bashkinë e Peqinit, për të cilën tha se ka projekte dinjitoze, kryesisht për të mbyllur plagët e shpopullimit.
Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Spiro Vaso, prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Sarandës.
Vaso preku gjithashtu problemin e shpopullimit të vendit nga të rinjtë dhe tha se Bashkia e Sarandës duhet t’u rikthehet qytetarëve.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Kryetari i Partisë Demokratike Dega Peqin Mustafa Pashja, prezanton kandidaturën në Primare: Me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.
Përshëndetje!
Jam Mustafa Pashja i diplomuar ne mjekësi ku ushtroj profesionin e mjekut prej 30 vitesh.
Aktualisht jam kryetar i Partisë Demokratike, Dega Peqin.
Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të përballemi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Po futem në garën tonë të brendshme dhe paraprake, sepse e ndjej si përgjegjësi morale përpara bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, duke njohur mirë dhe rrënjësisht problemet e zonës tonë për të ndryshuar sëbashku me ta këtë realitet të hidhur në të cilën ndodhet bashkia e Peqinit sot.
Një bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një buqesi tëbraktisur dhe një bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish.
Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.
Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike.
Ne kemi projekte dinjitoze për Bashkinë e Peqinit
e mbi të gjitha ne kemi vullnetin për t’a bërë mirë dhe me dashuri çdo punë për zonën tonë.
Me qytetin tonë, me fshatrat tona, ne nuk na lidh karrigia apo pushteti, nuk na lidhin dhe as na ndajnë bindjet, jo vëllezër, neve na lidh rrënja jonë peqinase.
Ne, të gjithë bashkë do ta fitojmë Peqinin.
Do ta fitojmë që ta zhvillojmë bashkë.
Njoftimi i dytë i PD-së:
Anëtari i Këshillit Kombëtar Spiro Vaso prezanton kandidaturë në Primare për Bashkinë e Sarandës: Të rinjtë janë larguar nga arroganca e pushtetit lokal dhe qëndror të Partisë Socialiste. Ta heqim këtë të keqe.
Përshëndetje!
Unë jam Spiro Nikolla Vaso dhe kam vendosur që të kandidoj ne primaret për kryetar të Bashkisë Sarandë.
Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit.
Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.
Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar.
Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.
Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm.
Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh.
Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë.
Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës.
Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre.
Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës.
Faleminderit!