Pas krimit në Berat, në Dibër vritet 27-vjeçari me armë gjaku nga 18-vjeçari

0 279

Pas krimit në Berat mëngjesin e sotëm, një tjetër vrasje është regjistuar në Dibër. Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar nga shoku i tij ndërsa kishin dalë për gjah. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë të Dibrës.

Policia thotë se autori, vetëm 18-vjeç, dyshohet se e ka qëlluar nga pakujdesia shokun, i cili fillimisht është plagosur e më pas ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë më pas autori është vënë në pranga dhe policia po e merr në pyetje për të zbardhur ngjarjen e plotë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, me të cilën është vrarë viktima.

Njoftimi i Policisë

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.