Papa: Dështimet nuk duhet të na dekurajojnë

0 368

”Nuk duhet të lejojmë që lodhjet dhe dështimet të na dekurajojnë”. Ky është mesazhi që dha Papa Françesku nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan me rastin e Epifanisë.

”Duhet të udhëhiqemi nga rruga e jetës, e shënuar nga vështirësitë e pashmangshme të udhëtimit. Jeta është më tepër një udhëtim drejt Atij që na do, duke kërkuar te Zoti, ne do të gjejmë forcën për të vazhduar me gëzim të përtërirë”, vazhdoi Ati i Shenjtë.

Nga ana tjetër, Papa Françesku paralajmëroi besimtarët se adhurimi i Zotit nuk është i lehtë dhe kërkon pjekuri shpirtërore.

”Adhurimi i Zotit nuk është i lehtë, nuk është një fakt i menjëhershëm: kërkon një pjekuri të caktuar shpirtërore, duke qenë pika e mbërritjes së një udhëtimi të brendshëm, ndonjëherë e gjatë. Qëndrimi nuk është spontan tek ne për të adhuruar Zotin. Nuk ka një rrugë të mesme, ata që nuk e adhurojnë Zotin, adhurojnë djallin dhe në vend të kësaj besimtari do të bëhet idhujtar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.