Paloka: Rama shfaqet si legen para të fuqishmëve, bëhet arrogant me popullin e tij

0 148

Deputeti Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar sjelljen e Kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së djeshme të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Shqipëri.

Paloka shkruan se përballë të fuqishmëve Rama shfaqet si legen i vogël, ndërsa përballë popullit të tij, shfaqet si arrogant dhe cinik.

“Kjo është ajo që “më pëlqen” kur vjen Erdogan, se e shoh Ramën në pozicionin e tij të natyrshëm!

Rama bën “të fortin”, arrogantin, cinikun… me të dobtit dhe popullin e tij, por mbetet gjithnje ai legeni i vogël zvarritës e lëpirës kur ndodhet përballë të fuqishmeve!

Këtë pozicion do marrë dhe para shqiptarëve në se një ditë do i tregojnë vendin!

P.S: E kam vënë në thonjeza “më pëlqen” sepse në fakt për asnjë kryeministër, që përfaqëson vendin tim nuk do më pëlqente pozicioni i Ramës”, shkruan Paloka, duke postuar edhe fotot e mëposhtme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.