“Pakoja e Madhe”, Rama: 20000 Lekë për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike

0 146

Gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë nga 20 mijë lekë nga “Pakoja e Madhe” e mbështetjes nga qeveria. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama, i cili thotë se kjo mbështetje vjen pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janari.

“Edhe 20000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike – pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit – për të lehtësuar plotësisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë, në këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”-shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.