Pak orë para nisjes së bisedimeve afër kufirit me Bjellorusinë, ja çfarë njofton Presidenca e Ukrainës

0 172

Delegacioni i Ukrainës mbërriti në një vend në zonën e kufirit me Bjellorusinë, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Lajmi u konfirmua nga Presidenca e Ukrainës në Twitter.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.

Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën, pohoi të hënën negociatori rus Vladimir Medinsky, ndërsa zyrtarët përgatiten të takohen pranë kufirit.

Medinsky tha se bisedimet pritej të fillonin në orën 12:00 me orën lokale (09:00 GMT).

Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.

Bjellorusia tha se ka përgatitur vendin për bisedimet midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë sot në ditën e pestë.

Ukraina ra dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit Ukrainë-Bjellorusi, pavarësisht raporteve se udhëheqësi autoritar i këtij vendi, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.