Organizatori i orgjisë rrëfen detaje, kanë marrë pjesë zyrtarë nga nëntë shtete Europiane

0 335

Bota nuk po merret veç me Covid-19, por edhe me skandalin e orgjisë në Bruksel. Organizatori i orgjisë, ku u kap dhe eurodeputetit hungarez Jozsef Szajer, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Sipas mediave të huaja, në një intervistë, ai ka thënë se në vend ka pasur dhe përfaqësues institucionalë nga Ukraina, Franca, Gjermania, Holanda, Luksemburgu, Zvicra, Polonia dhe Spanja.

David Manzheley ka thënë se ”Shumë figura publike nga vende të ndryshme marrin pjesë në ngjarjet e mia, duke përfshirë politikanë polakë. Ata kanë familje dhe kanë kërkuar që nga fillimi të mbajnë sekret pjesëmarrjen e tyre në orgjinë homoseksuale”.

Për më tepër, ai ka folur dhe për shtetet e tjera, ku ka theksuar se nga nëntë vendet në listë, pjestarët që kanë marrë më shumë pjesë kanë qenë politikanë hungarezë dhe polakë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.