Opozita proteston para Kuvendit, deputetëve të PD-së i ndalohet hyrja në Parlament, përplasen me gardistët

0 163

Pas një proteste paqësore e cila zgjati më shumë se dy orë më 11 shkurt, Berisha paralajmëroi protestën e radhës sot (13 shkurt) në orën 17:00 para Kuvendit.

Sot ka seancë parlamentare në Kuvend, ndërsa po në të njëjtën orë, ish kryeministri Sali Berisha mban protestën e paralajmëruar “për revolucion”. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.

Ndërkohë, policia ka shtuar masat e sigurisë para Kuvendit.

Para hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar autobotë me ujë dhe furgona policie për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të protestës që pritet të organizohet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.