OKB: Bota po përjeton një “katastrofë” në edukimin e fëmijëve

0 352

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi një ”katastrofë për gjeneratat e reja” që vjen nga mbyllja e shkollave për shkak të parandalimit të pandemisë nga Covid-19.

Sipas tij, rikthimi i studentëve në bankat e shkollës duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverive, ndërkohë që sipas tij për momentin kësaj çështje nuk po i jepet rëndësinë e duhur.

Shkollat u mbyllën për shkak të masave parandaluese në 160 vende, me perspektivë ende të paqartë për rihapjen, ndërkohë që u përfshinë më shumë se 1 miliard studentë.

”Po përballemi me një katastrofë në këtë drejtim që mund të çoj dëm potencialin njerëzor dhe të rrezikojë dekada progresi, si dhe të zmadhojë pabarazitë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.