Në të gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten me shpejtësi por Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se kanë filluar të shfaqen shenja shprese në luftën kundër pandemisë. Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkon shteteve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë me zbatimin e masave për frenimin e pandemisë.
OBSH tha gjithashtu se dexamethasone, anti-inflamatori që ka rezultuar i efektshëm në shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, dukej të përdorej vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Referuar një studimi, ilaçi i lirë i përdorur që në vitet 60-të, ka reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë te personat e shtruar në spital. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dhënat janë premtuese. Covid-19 ka prekur mbi 8 milionë e 300 mijë vetë në të gjithë botën.