Numri i nxënësve në shkolla, në rënie të vazhdueshme

0 148

Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar në vendin tonë janë çdo vit e më të paktë në numër. Një raport i publikuar nga Instituti i Statistikave ka nxjerrë në pah se brenda 5 viteve numri i nxënësve që frekuentojnë arsimin parauniversitar ka rënë me 13%

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2021 janë regjistruar në kopshte, shkolla dhe gjimnaze 465.807 nxënës, shifër kjo e cila 5 vite më parë ishte 536.408.

Ekspertët thonë se numri i nxënësve për 1000 banorë ka rënë nga viti në vit nga 158 që ishte në 2017 në 139 në 2021. Ata e argumentojnë këtë rënie me dy faktorë, së pari prindërit po zgjedhin gjithmonë e më shumë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat jashtë vendit dhe se së dyti popullsia shqiptare po plaket.

E njëjta rënie vërehet edhe tek studentët. Sipas INSTAT në vitin 2021 janë regjistruar 12,5 % të rinj më pak në universitet krahasuar me vitin 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published.